01/02/2023

Fituesi i “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri, ishte sot në studion e “Breaking” në Top News, ku foli për rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por edhe për disa prej ish-banorëve.

Moderatorja e programit, Sidorela Gjoni, nuk la pa e ngacmuar paksa në lidhje me Monika Lubonjën, me të cilën ka pasur ditë të bukura por edhe mjaft debate të forta.

Balerini i njohur tha se nuk e ka parë kurrë si finaliste aktoren e njohur dhe se parashikimet brenda në BB VIP i bënte për të zgjuar debate.

“Nuk e kam parë kurrë si finaliste. U përpoqa ta tërhiqja drejt finales, pasi nga dinamikat e ndodhura në shtëpi thosha e meritonte. Por këtë gjë e vendos publiku, jo unë. E stresuan parashikimet e mia dhe krijonin një linjë diskutimi. Jemi kukulla të një formati shumë të famshëm dhe nëse do bënin atë që bënte Monika, që unë e zgjova, do ishim kukulla të gjumit dhe rehatisë”, tha Iliri.

Moderatorja i kujtoi një citim të Monikës kur ishte e ftuar pak ditë më parë në “Breaking”, ku thoshte se “e tërhoqa Ilirin drejt finales”.

Këtë frazë balerini e komentoi: “Monika nuk është akoma në shinat e arsyetimit. Nuk ke çfarë ti komentosh”.