
Ata të dy janë parë si “çifti i radhës” në spektaklin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan, por duket se marrëdhënia e Danielës me Vilianin nuk po shkon siç duhet.
Daniela dhe Viliani kanë debatuar në programin “Talk Love Story” duke akuzuar njëri-tjetrin edhe për mashtrime, shpifje.
Daniela: Viliani ia ktheu zemrën Danielës përmbys!
Viliani: Nuk të kam ofenduar dhe s’të kam ulur. Di me i nxjerr të gjitha, nuk e bëj dot. Të më sjellë mua një gocë në takimin tënd si të duket, o Daniela, kaq dua të di unë.
Daniela: Je t’u fol budallalliqe.
Eni: Flet për takim…
Viliani: Po kemi pasur takim dhe erdhi e solli një çun Danielën dhe mua nuk më pëlqeu ky gjest. E ka shok? Po pse ne nuk kemi shoqe! Jo unë respektoj takimin. Respektoj ta kisha unë në makinë.
Daniela: Mund ta kem edhe kushëri, mund të ketë qenë edhe vëllai im, ku e di ti. Ku e ve gishtin ti që është shok?
Viliani: S’po vë gishtin, po të them që s’më pëlqeu gjesti.
Daniela: S’më intereson!
Viliani: S’të intereson. Janë gjërat me mosinteresim? Ok,as mua nuk më intereson fare.
Daniela: Në atë moment që Viliani thotë kemi qenë në Vaun e Dejës dhe nuk mund të udhëtoja me Smartin e Vilianit deri në Vaun e Dejës…
Viliani: Kur mora Range-n kishe mundësi?
Daniela: Sepse kisha për t’u bërë operim ditën tjetër. Nuk rrezikoj trupin tim, veten time, me Smart për të shkuar deri në Vaun e Dejës, se nuk është në Kamëz.
Viliani: Të nesërmen bëhesha operim. Ty të të vijë turp që rri akoma ulur aty.
Daniela: Që them realitetin të më vijë turp?
Viliani: Nuk është realitet, të mos më bëjë mua me gjëra si i do ai qejfi. Ti je mashtrues, je dyfytyrësh.
Daniela: Kanë qenë 30 vetë me ne!
Viliani: Ja ku e ke kameramanin mbrapa se ka ndenjur me mua gjithë kohës.
Daniela: E ka sjellë një çun, të respektojë makinën! Ne atë moment që thotë, kemi qenë në Vaun e Dejës dhe
Viliani: Ty të vijë turp që rri akoma ulur aty
Daniela: Je mashtrues, dyfytyrësh.