Lidhje e tyre ka qenë më e komentuar muajt e fundit. Donaldi dhe Beatrix duket se po japin sinjalizimet se diçka fshihet ems tyre.
Ka qenë Veshaj ai i cili ka publikuar një palë syze dielli me skelet të bardhë pak minuta më parë, shoqëruar me mbishkrimin: “Këto janë syze për goca më duket”.
Deri këtu pati vend për aludime, por na mbetej të prisnim se cilën prej vajzave të përfolura për këtë histori, do e shihnim me këto syze.
Pas këtij postimi ka ardhur dhe një video nga Beatrix, e cila provon modele të ndryshme syzesh, të ngjashme me ato që ka vendosur Donald. “Nuk më mungojnë asnjëherë një palë të tilla”, ka shkruar ajo.
Mos vallë e gjithë ajo që ndodhi me dyshen pas mbarimit të BBV ka qenë e planifikuar prej tyre dhe ndërkohë ata po shijojnë më së miri lidhjen?
Postimi sotëm nga të dy tregon se janë bashkë, që mund të kenë lënë pas mëritë dhe janë pajtuar tani, që mund të kenë gjithë kohën bashkë por vetëm tani po e pranojnë.