• 31/03/2023

Jamarbër Malltezi: Lulzim Basha u përdhunua nga ambasadorja amerikane dhe u kap peng!

 Jamarbër Malltezi: Lulzim Basha u përdhunua nga ambasadorja amerikane dhe u kap peng!

Jamarbër Malltezi, ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me përjashtimin e Berishës nga Partia Demokratike dhe lëvizjen që ai ka nisur në Bazë.

Malltezi tha se ky përjashtim i Berishës ishte pika e fundit, në vazhdën e vendimeve arbitrate të Lulzim Bashës. Ai u shpreh me tone mjaft të ashpra, lidhur me mosreagimin e Bashës, pas vizitës së ambasadores Yuri Kim, në PD.

Përjashtimi i Berishës, ishte pika e fundit që zhbalancon gjithçka. I ka ngacmuar shumë demokratët. Me të drejtë, bashkëfolësit vunë në dukje që kishte vite që shkelej statuti. Ka patur në mënyrë të vazhdueshme vërejtje në forumet e PD për këto shkelje statuti.

Nuk kishim të bënim me demokraci, duhej të kishin reaguar shumë më tepër demokratët, njerëzit e lirë që nuk kanë frikë të thonë të vërtetat.

Fjalimi i fundit ishte i pritshëm, sepse ishin dhënë disa shenja hileqare.

Të vijë ambasadorja të të përdhunojë në seli dhe të mos dalësh, do të thotë se të ka kapur peng.

A të ka kapur në korrupsion, të ka kapur në marrëveshje me Ramen? Të të përdhunojnë dhe mos dalësh, është një shenjë“, tha ndër të tjera Malltezi.

Të ngjashme