“Jam i qetë dhe i vendosur…”, Rama komenton hetimet ndaj Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Zërin e Amerikës, foli mes të tjerash edhe për kreyebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe paraqitjen e tij në SPAK.

Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cënon kjo imazhin e Partisë suaj?

Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.

Vijon/…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com