• 27/03/2023

“Ja kisha marrë çelësat e motorit”, flet motra e Erdit që humbi jetën në aksidentin tragjik

 “Ja kisha marrë çelësat e motorit”, flet motra e Erdit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Trupi i Erdi Rushitajt do të prehet në Shqipëri. 21-vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident me motor në ishullin e Kretës në Greqi dy ditë më parë.

Kështu thotë Desara, motra e të ndjerit, e cila për mediat greke është shprehur se ajo ia kishte marrë çelësat e motorit para disa ditësh.

“Nuk mund ta besojmë. Ishte një fëmijë shumë i mirë. I pëlqenin motorët.

Mësuam rreth orës 05:00 të mëngjesit se çfrë kishte ndodhur kur erdhën disa nga miqtë e tij për të na njoftuar. Erdi e kishte blerë motorin 5 muaj më parë. E pëlqente shumë. Kur e solli unë u shqetësova shumë dhe i mora çelësat. Ai më lutej t’ja jepja deri sa një moment i gjeti dhe i mori vetë. I thonim gjithmonë që të bënte kujdes. Më tha mos u shqetëso, nuk do të nxitoj. Kështu më thoshte çdo ditë. Kishte dhe makinë, por pëlqente më shumë motorin. Kanë thënë që nuk kishte patentë për motor, por ai e kishte. E kishim parë letrën provizore që i kishin dhënë deri sa të dilte patenta e motorit. Kishte dhe patentë për makinë. Nuk mund ta besojmë. Ishte shumë i ri, një vëlla kishim, na ndihmonte të gjithëve. Ishim 4 fëmijë, 3 motra dhe 1 vëlla, vetëm atë kishim. Ishte djalë shumë i mirë. I pëlqenin motorët, i thoshim mos e merr, mos e ble. Nuk pinte alkool asnjëherë, as duhan”, shprehet motra e 21-vjeçarit.

Erdi Rushitaj po udhëtonte së bashku me shokun e tij 17-vjeçar Mateos Karagiannakis.

Në rrethana të paqarta, Erdi humbi kontrollin e motorit dhe më pas u përplasën me shtyllën e dritave në anë të rrugës. Përplasja për 21-vjeçarin shqiptar ishte fatale. Ai ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoku i tij në spital.

Të ngjashme