01/02/2023

Gjykata e Posaçme ka lënë në qeli Eduart Dautin, administrator e kompanisë “Alba Exotic”, në kontenierët e së cilës, gjatë dy viteve të fundit janë bllokuar 6 ngarkesa kokaine nga Amerika Latine.

Dauti i shpallur në kërkim gjatë operacionit “Rada”, ndërsa akuzohet për trafik droge, pasi në ngarkesat me banane të firmës së tij është kapur 5 herë kokainë. Dauti është arrestuar 3 ditë më parë, teksa po darkonte në ndërsa ishte shpallur në kërkim prej muajsh nga policia për llogari të SPAK

Mbi të rëndojnë akuzat për “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.