27/01/2023

Kryeministri i Hollandës, Mark Rutte, zhvilloi sot një vizitë në Tiranë.

Në fund të takimit të dy kryeministrat e vendeve respektive iu drejtuan konferecës për shtyp. Dhe menjëherë Rama e ka nisur me një batutë konferencën.

Që në fillim Rama deklaroi se kryeminitrit të Holandës iu deshën që të fitonte katër palë zgjedhje deri sa të bindej të vizitonte Shqipërinë.

“Iu desh të fitonte katër palë zgjedhje që të vinte në Shqipëri, veçse se kjo vizitë në Tiranë, është në një moment shumë të veçantë’, theksoi Rama. Ai vlerëoi mikëpritjen që iu në Holandë në vizitën zyrtare, duke u pritur me të gjitha nderimet.

“Kur siç e dini Holanda e ka mbështetur hapur hedhjen e hapit e mëtejshëm për Shqipërinë dhe thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. Ne kremtuam vitin e shkuar 50 vite marrëdhënie me Holandën e në vazdimësi kemi një marrëdhënie pune shumë pozitive, imapkti i Holandës në Shqpëri rritet vit pas vitit, me projektet e përbashkëta e mbështetjes që marrin nga qeveria holandeze me anë të ambasadës së saj në Tiranë. Nga ana tjetër e rritjes së biznesit holandez në Shqipëri, që nga kompania Shell, e deri te arkitektët holandez që janë pëfshirë në zhvillimet urbane në vendin tonë, e deri të turistët holandez”, tha Rama.