17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Italia do të ofrojë 45 milionë doza të vaksinave për vendet e varfra

Kryeministri italian do të dhurojë 45 milionë doza të vaksinës për vendet në nevojë.

“Ne duhet të ruajmë qarkullimin e lirë të vaksinave dhe të lëndëve të para të nevojshme për prodhimin e tyre në nivel global. Italia ofron mbështetjen e saj të plotë politike dhe financiare për strukturën CoVax. Ne synojmë të trefishojmë donacionet tona nga 15 në 45 milion doza nga fundi i vitit 2021”.

Premtimin e dha gjatë fjalimit që ai mbajti në “Samitin Global Covid-19”, para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Ne duhet të rindezim multilateralizmin dhe ta bëjmë atë efektiv për të përmbushur sfidat e kohës sonë. Më shumë se një vit e gjysmë pas fillimit të krizës globale të shëndetit, më në fund  ne mund ta shikojmë të ardhmen me shumë optimizëm. Fushata  e vaksinimit na jep besim në aftësinë tonë për t’u kthyer në normalitet”.

Italia e cila ishte një ndër vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, po i rikthehet normalitetit, kjo falë procesit të vaksinimit.

Sipas shifrave zyrtare bëhet me dije se 77,08% e popullsisë mbi 12 vjeç kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com