13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Ish-Presidenti rrëfehet: Unë e fundosa Sali Berishën, ja pse SHBA e shpalli non grata

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, në një deklaratë publike bëri të ditur se Sali Berisha u shpall person non grata nga Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, duke përfshirë si arsye domethënëse, një konflikt që kishte lindur vite më parë.

Në një intervistë në Vizion Plus, Moisiu tha se kur ai ishte kryetar shteti, Sali Berisha atëherë kryeministër, i bëri presion përmes drejtuesit të Aviacionit Civil, Gazmend Dibrës për shkarkimin e prokurorit.

“Ndodhi që drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra, po u bënte presion nipave të mi që kishin kompani ajrore. Iu drejtua atyre duke i thënë: ‘thoni dajës të firmosë shkarkimin e Prokurorit, edhe çdo gjë zgjidhet mirë.’

Ky ishte një lloj takimi i tipit mafioz. Si ka mundësi që kryeministri t’i bëjë rikatim Presidentit, kryetarit të shtetit”.

Moisiu tha se këto gjëra, ai i ka goditur shumë dhe shtoi: “Çfarë janë këto? Këto janë minim i demokracisë. Pra, një nga akuzat që i bëhet atij nga DASH është pikërisht kjo”, deklaroi Moisiu.

Në publikimin që DASH bëri, foli për vlerësime të përgjithshme, por nuk dha asnjë detaj apo akuzë konkrete.

Kjo është hera e parë që një akuzë direkte njoftohet si shkak ndikues për shpalljen e Berishës non grata.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com