
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg ish-Drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Ai kërkoi nga togat e zeza një masë më të lehtë sigurie.
Çela akuzohet për “shpërdorimit të detyrës” dhe bashkëpunim me grupin e trafikantëve të drogës të Moisi Habilajt.
Sipas Çelës, masa arrest me burg duhet të zbutet pasi janë tejkaluar afatet e shqyrtimit të çështjes së tij, por gjykata nuk e mori parasysh.
Ish-kryepolici i Vlorës po vuan një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg dhënë nga Gjykata për Krimet e Rënda.