08/02/2023

Anaid Kaloti, është një nga ish-fituesit e “Big Brother” i cili tashmë është i njohur për komentet e tij në lidhje me çështje të caktuara, së fundmi për banorët e “Big Brother Vip”

Në programin “Ditë pas dite”, ku Anaidi ndan opinionet e tij të ndryshme, sot ka rrëfyer se si është të jesh banor i një reality show.

Ai ka folur lidhur me përvojën e tij si brenda shtëpisë, ashtu edhe pas daljes nga programi. Anaidi e krahasoi shtëpinë e “Big Brother” me një psikiatri dhe u shpreh se iu deshën gati dy vite për të marrë veten nga kjo eksperiencë.

“Shtëpia e “Big Brother” është një psikiatri e vogël. Trysnia vazhdon edhe pasi del nga shtëpia. “Big Brother” nuk mbaron pasi përfundon spektakli, por vazhdon gjatë, madje çfarë kam njohur nga banorët që kanë dalë së fundmi, u them se pas dy viteve do ta merrni veten”- ka treguar Anaidi.