Ish-deputeti i PD që e rrahën me kaish, merr vaksinën anti-SHBA nga Berisha: Escobar, vizitë rutinë në Tiranë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, Gent Strazimiri, ish-deputeti i PD-së u shpreh se vizita e Gabriel Escobar në vendin tonë vjen në një vizitë rutinë, duke treguar qarte se dhe ai e ka marre nga Berisha “vaksinen” anti-SHBA.
Strazimiri: Unë kam qenë i pranishëm në shumë takime të paraardhësve të Escobarit në atë zyrë. Janë vizita rutinë, sigurisht që është e rëndësishme si vizitë. Shikoni në internet janë jo më pak se një herë në vit. Sot Ballkani ka një gjendje të caktuar.
Unë do të merrja zyrtarisht çdo politikan amerikan që e ka seriozisht problemin e korrupsionit në Ballkan, kur në qeverinë më të korruptuar nga vetë raportet e DASH, është qeveria e Ramës që vetëm bie në standardet. Nëse ka një problem me korrupsion në Ballkan është Shqipëria dhe Rama.
Kujtojmë se prej sjelljes së tij dhe fjalorit si prepotent, Gent Strazimiri u rrah 7 vite më parë në korridorin e Parlamentit me kaishin e pantallonave nga ish-deputeti Armando Prenga.
Ndërsa pesë vite më parë, Strazimiri u shfaq me pistoletë pa leje në brez, në protestën kundër parkut të lojërave te Liqeni.