INVESTIGIMI/ Lumë milionash, babai i Bledion Nallbatit u bë pronar i parkut fotovoltaik dy javë pasi i biri iku nga bashkia

Dy javë pasi la karrigen e kryetarit të Bashkisë Devoll, Bledion Nallbati u bë menjëherë me një park fotovoltaik, një nga bizneset më fitimprurëse.
Megjithëse drejtonte një nga zonat më të varfra në vend, për Nallbatin duket se të qenit kryetar bashkie e ka ndihmuar për të fuqizuar akoma edhe më shumë bizneset e tij.
Një dokument i dalë së fundmi, tregon se pak kohë pasi ai u largua nga detyra si kryebashkiak i Devollit, babai i tij u bë pronar i “SUN BEAT SYSTEM sh.p.k”, themeluar më 14 gusht 2019.
Në një kohë kur ai deklaronte se kishte rënie të pasurisë pasi u bë kryebashkiak, e njëjta gjë s’mund të thuhet për të afërmit e tij që u pasuruan në mënyrë të shpejtë dhe të dyshimtë.
Tomor Nallbati, babai i tij, rezulton se u vendos në krye të kësaj veprimtarie që synonte implementimin dhe menaxhimin e projekteve gjeneruese te energjise elektike fotovoltaike, dhe gjithe llojeve te tjera te prodhimit te energjise Fotovoltaike, Hidrike, Solare, etj.
Këtu ai shtriu degët për të marrë të gjitha lejet dhe licencat për të tregëtuar energji.
Por si mundi Bledion Nallbati, kryebashkiaku i një zone të varfër që në një kohë të shkurtër si kryebashkiak të vendosë këtë pasuri marramendëse?
Si mundi Bledion Nallbati që të bëhet përfitues i një trualli aq të madh kodrinor e cila ishte në pronësi të devollinjve dhe kush është vlera qesharake me të cilën e përfitoi?
Si mundi Bledion Nallbati që të sigurojë paratë për të bërë këtë investim kaq të madh që kërkon një kapital të madh financiar?
Si mundi Bledion Nallbati që të sigurojë urat e komunikimit me qeverinë dhe kush janë lidhjet e fshehta me zyrtarët e qeverisë?
Cili është “pazari” politik që ish doganieri ka bërë më Enkelejd Alibeajn që të qëndrojë deputet i tij por që kandidati i tij të garojë me koalicionin “Bashkë Fitojmë”?
Qytetarët e Devollit vijojnë të ngrenë pyetje mbi aktivitetin e dyshimtë të Nallbatit, ndërkohë që autoritetet pritet të zbardhin formën e dyshimtë sesi ai mundi të pasurohet gjatë ushtrimit të detyrës së tij si kryebashkiak i Devollit duke lënë pas një institucion të zhytur në borxhe financiare.