4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Infektivi po mbushet, gati rihapja e spitalit “Covid 2”

Aktualisht në spitalin Infektiv në QSUT janë rreth 100 persona të shtruar me koronavirus. Thuajse të gjithë janë të infektuar me variantin indian Delta, raporton noa.al.

Mjeku Dhimitër Kraja thotë se një e treta e të shtruarve janë në gjendje serioze. Kraja tha se ata paraqesin forma të rënda të koronavirusit.

Profesor Dhimitër Kraja duke folur mbi situatën me shtrimet në spital, thotë se nga pacientët e shtruar, 60% janë meshkuj dhe 40 për qind femra.

Vetëm gjysma e të shtruarve janë mosha mbi 60 vjeç. Pjesa tjetër janë midis moshës 20 vjeç e lart.

Pjesa më e madhe e të shtruarve janë nën oksigjen, kurse një e treta e tyre janë në rrezik.

Çdo ditë ja dy ose tre të vdekur dhe mes tyre po humbin jetën dhe mosha të reja, 20 vjeç e më shumë.

Mjeku Kraja thotë  se spitali po funksionon me potencial maksimal për të shtruarit e infektuar.

Në këto kushte po bëhet gati rihapja e spitalit Covid që gjendet aty pranë në QSUT, ish Kardiologjia.

Në këtë kohë nuk shihet e arsyeshme të ribëhet spital Covid edhe Sanatoriumi.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com