13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Incident në Komisionin Hetimor për “25 Prillin”, Alibeaj përplaset me punonjësen e administratës

Në mbledhjen e radhës së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit është shënuar një incident. Transmetimi për mediat i mbledhjes është ndërprerë nga Kuvendi.

Kjo ka sjellë përplasjen e kryetarit të Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj me drejtoreshën e Shërbimeve në Kuvend, Lefterie Luzi.

Alibeaj, ka paralajmëruar kallëzim penal pasi sipas tij po pengohet puna e komisionit hetimor.

“Mbledhja ka filluar, është çelur kuorumi, e ka deklaruar kryetari. Ju keni detyrimin për të vazhduar deri në fund kur kryetari i Komisionit të deklarojë fundin e saj. Nëse do të merrni urdhra të paligjshëm ose nëse do të keni iniciativë për të ndërprerë sinjalin televiziv, do jem i detyruar të ushtroj të gjitha të drejtat e mia si deputet dhe kryetar i Komisionit për gjithkënd prej jush deri në kallëzim penal, ky është një paralajmërim që bëj, mos u bëni pengesë as ju administrata. Nëse do të vazhdohet në këtë mënyrë do t’ju kallëzoj… Zonjë je duke shkelur totalisht ligjin. Do t’u çoj në ndjekje penale ju dhe çdokënd tjetër”.

Më pas, Alibeaj kërkoi nxjerrjen e Luzit nga salla.

“Zonja nuk është deputete, zonjën ju lutem nxirreni nga salla dhe ka marrë vërejtje nga kryetari i Komisionit Hetimor. Garda ju lutem nxirreni përjashta zonjën në fjalë”, tha Alibeaj.

Incidenti ndodhi pasi mazhoranca braktisi mbledhjen e Komisionit Hetimor me pretendimin se po shkelet rregullorja. Por të kundërtën mendonte, kryetari Enkelejd Alibeaj, i cili vijoi me mbledhjen.

Deputetët e mazhorancës ishin larguar edhe një herë më herët gjatë mbledhjes. Largimi i parë u bë pasi u kundërshtua propozimi i Alibeajt që rendi i ditës të vazhdojë me emërimin e sekretarit të Komisionit, kërkesën për marrje provash dhe të dhënash si dhe miratimin e rregullores.

Ndërkohë pas fikjes së sinjalit, Partia Demokratike njoftoi se do të sigurojë lidhje live përmes Facebook-ut nga Komisioni Hetimor për Zgjedhjet.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com