01/02/2023

Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë në adresë të deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti.

‘Balkanweb’ raporton se ankesa lidhet me fshehjen e ndryshimit të emrit të babait të saj, nga David Hoti në Artan Hoti.

Dokumentet të cilat mbajnë datën 13.10.2021 janë dorëzuar në adresë të kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashit si dhe iu janë dorëzuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.

Në ankimin e dorëzuar në KQZ, thuhet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin duke konsumuar vepër penale.

Nëse vërtetohet kjo ankesë, Hoti rrezikon të humbasë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Deputetja e Partisë Demokratike,mori mandatin, pas dorëheqjes së Mark Markut nga Qarku i Lezhës.

Rast identik me ndryshimin e të dhënave bazë të gjendjes civile dhe mosdeklarimin e këtyre ndryshimeve në formularin e dekriminalizimit, është ai i deputetit Sali Berisha.

Në rastin e këtij të fundit është kryer madje edhe falsifikim i Regjistrit të Gjendjes Civile pasi rezulton që ndryshimi është bërē pa vendim gjykate.