• 27/03/2023

I vendosën tritol në lokal, kush është pronari që shkëmbeu zjarr me policinë

 I vendosën tritol në lokal, kush është pronari që shkëmbeu zjarr me policinë

Gjin Gjuri është pronari i biznesit në Shkodër që iu vendos sot tritol. Para disa vitesh, ai u vu në pranga pasi shkëmbeu zjarr me policinë në një aksion antikanabis në Dukagjin.

Arrestimi u bë i mundur pak vite më parë në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.

Gjin Guri dyshohet edhe si kultivues i bimës narkotike në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Shosh, për të shmangur kontrollet në parcelat e tij të kanabisit  qëlloi me armë zjarri drejt policisë.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk u shënuan të lënduar në njerëz.

Të ngjashme