8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

I vaksinuar dhe pa asnjë sëmundje, vdes nga Covid-19 mjeku 35 vjeçar

Humb jetën nga Covid-19 mjeku 35 vjeçar.

Mediat italiane njoftonin sot vdekjen nga Covid-19 te mjekut 35 vjeçar Pierluigi Piegari në spitalin Gemelli në Romë.

Punonjësi i grupeve të emergjencës ishte i vaksinuar kundër koronavirusit, por prej disa ditësh ishte i intubuar në spital pas përkeqësimit të gjendjes.

Autoritete thonë se Piegari nuk pinte duhan e nuk kishte patologji të tjera dhe ishte i vaksinuar me dy doza.

Mjeku i ambulancave punonte në zonën jugore të kryeqytetit dhe përgjigjej për thirrjet e emergjencës në numrin 118.

“Vdekja e tij na ka tronditur të gjithëve”, tha kolegu i tij Cristian Coluzzi, që e vlerësonte të ndjerin si një punëtor të mirë dhe djalë optimist, i cili ishte gjithmonë në shërbim të të tjerëve.

Homazhe te shumta bëheshin për të në rrjetet sociale, mes të tjerëve dhe nga e fejuara, që ishte tre muajshe shtatzënë me fëmijën e tij.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com