• 27/03/2023

“I pritëm miqtë tanë me verë serbe të shkëlqyer”, Vuçiç reagon pas darkës me Ramën

 “I pritëm miqtë tanë me verë serbe të shkëlqyer”, Vuçiç reagon pas darkës me Ramën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka postuar një foto nga darka që ka ngrënë sonte para takimit të radhës të iniciativës “Open Balkan”, me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Malit të Zi, Edi Rama, përkatësisht Zdravko Krivokapiç.

Në këtë darkë është edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Vucic ka shkruar në rrjetet sociale se mysafirët i kanë pritur me verë serbe. Darka i paraprin takimit të radhës për “Open Balkan”

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajon, Edi Rama, Zdravko Krivokapiç dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Vuçiç.

“Ana Bërnabiç dhe unë i pritëm mysafirët tanë me verë serbe të shkëlqyer, të cilët ne guxojmë që ta krahasojmë me verërat më të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit dhe tërë rajonit”, shtoi ai.

Rama dhe Vucic kanë aranzhuar takim për inicitaivën “Open Balkan” të cilën e kishin së bashku me Zoran Zaev, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Të ngjashme