27/01/2023

“Vizion Plus” ka siguruar foton e Nuredin Dumanit në momentin kur u arrestua mbrëmë në një apartament në Fier.

Para se të përfundonte në prangat e policisë, dyshohet se mes 39-vjeçarit dhe Talo Çelës pati një përplasje me armë zjarri gjatë pasdites në aksin Elbasan-Peqin, ku edhe mbeti i plagosur.

Më herët, uniformat blu shpërndanë edhe një video, ku Dumani shihej gjysmë i zhveshur, me pranga në duar.

Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, si pasojë e plagës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.