I drejtohet Maduros me tone të ashpra, Trump: Atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara

Presidenti Donald Trump, e mbylli fjalën e tij gjatë takimit me presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, me një koment për presidentin venezuelian Nicolas Maduro.  

I pyetur në fund për Maduron, i cili ka bërë thirrje për paqe me SHBA-në pasi Trump autorizoi CIA-n të kryente operacione të fshehta në vendin e tij, Trump u përgjigj ashpër. 

“Ai ka ofruar gjithçka. Po, ke të drejtë, ai ka ofruar gjithçka. “E di pse? Sepse atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara”, tha Trump për Maduron. 

Trump ka konfirmuar se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s brenda Venezuelës për të shtypur trafikun e drogës dhe për të ushtruar presion mbi regjimin e Maduron. 

Ai ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë edhe operacione tokësore në Venezuelë, duke argumentuar se kontrolli në det është tashmë i “fortë” dhe tani duan të përballen me rrugët tokësore të trafikut të drogës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *