I dha kanabis një të mituri dhe e postoi, Balla reagon pas arrestimit të 31-vjeçarit: Rast skandaloz, nxitje e përdorimit të lëndëve narkotike

 I dha kanabis një të mituri dhe e postoi, Balla reagon pas arrestimit të 31-vjeçarit: Rast skandaloz, nxitje e përdorimit të lëndëve narkotike

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një 31-vjeçari në Lezhë, pasi ky i fundit postoi një video në rrjetet sociale ku shfaqej duke i dhënë një cigare me kanabis një të mituri.

Balla u shpreh se pas njohjes me videon të clën e quan skandaloze, i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit identifikimin e këtij personi dhe më pas autoritetet kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Sipas ministrit i arrestuari akuzohet për nxitje të përdorimit të lëndëve narkotike në rrethana rënduese.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

“Mirëmbrëma, jam njohur sot pasdite me një video skandaloze ku një person i papërgjegjshëm duket se i ofron një cigare (të dyshuar hashash) një të mituri. Menjëherë i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit identifikimin e këtij personi dhe më pas Policia ka bërë të mundur ndalimin e tij të menjëhershëm dhe shoqërimin në Komisariatin e Kurbinit, i akuzuar për nxitje të përdorimit të lëndëve narkotike në rrethana rënduese”, u shpreh Balla.

tiranaweb.al


Të ngjashme