I dënuar me burg përjetë, ekstradohet Olsi Leku. U gjet fajtor për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012

 I dënuar me burg përjetë, ekstradohet Olsi Leku. U gjet fajtor për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit në 2012

Olsi Leku, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme, iu dorëzua drejtësisë shqiptare këtë të enjte, rreth 3 vite nga momenti i arrestimit në Greqi.

44-vjeçari u gjet fajtor nga Gjykata e Posaçme si një nga ekzekutorët e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan në vitin 2012 dhe bashkë me Ardian e Florenc Çapjen, mori dënim maksimal.

Vendimi i dënimit pritet që t’i komunikohet në ambientet e burgut. Leku u implikua në vrasjen e dyfishtë në një apartament në Elbasan, nga bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, i cili i tregoi fillimisht Prokurorisë së Elbasanit dhe më pas edhe SPAK, se bashkë me Olsi Lekun ishin autorë të ngjarjes së porositur nga Ardian e Florenc Çapja.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Ngjarja rezultoi të ishte pasojë e hakmarrjes për vrasjen e vëllait të Ardian Çapjes në vitet 2000, për të cilën ishte hetuar Gentian Beqiri, i cili gjatë vrasjes ishte në arrest shtëpie.

I vetmi i cili nuk është përballur me drejtësinë për këtë ngjarje është shtetasi Florenc Çapja, i cili fshihet në Dubai dhe ekstradimi i tij është refuzuar.

Të ngjashme