Vdekja tragjike e fizioterapistit Ylli Mihali ka sjellë pikëllim të madh në ambjentin e FSHF dhe Kombëtares shqiptare.
Mihali humbi betejen me Covid-19 në moshën 55-vjecare.
Ai ishte infektuar prej afro 1 muaji dhe së fundmi ka qënë i intubuar në spitalin Infektiv.
Burime zyrtare bëjnë me dije nga FSHF se Ylli Mihali i kishte marrë dy dozat e vaksines PFIZER, por që për fat të keq nuk e ndihmuan të kalonte sfiden e jetës.
Ylli Mihali ka punuar prej më shumë se 25 vitesh në stafin mjekësor të kombëtares.
Mesazhe ngushellime erdhen edhe nga Presidenti Ilir Meta dhe kreu i FSHF, Armand Duka.