• 27/03/2023

Humbi betejën ndaj ukrainasve, koloneli rus shkelet me tank nga trupat e tij

 Humbi betejën ndaj ukrainasve, koloneli rus shkelet me tank nga trupat e tij

Një komandant i brigadës ruse në Ukrainë është vrarë nga trupat e tij, kanë pohuar zyrtarët perëndimorë.

Koloneli Medvechek, i cili komandonte brigadën e 37-të besohet se është shkelur qëllimisht me tank nga ushtarët e tij.

“Komandanti i brigadës u vra nga trupat e tij. Besojmë, si pasojë e shkallës së humbjeve që janë marrë nga brigada e tij. Ne besojmë se ai u vra nga trupat e tij qëllimisht.”-tha një zyrtar.

Zyrtari shtoi se një gjenerali që komandonte Ushtrinë e 49-të të Armëve të Kombinuara ka vdekur gjithashtu në luftime, duke e bërë atë gjeneralin e shtatë rus që u vra në luftime që nga fillimi i pushtimit.

Të ngjashme