01/02/2023

Aktorja e humorit Delinda Disha, ka ndarë ditën e sotme me ndjekësit një lajm të trishtë.

Me një postimi në “Instastory”, Delinda ka treguar se ka humbur dy binjakët që do të sillte në jetë.

Kujtojmë se ky lajm i trishtë vjen vetëm pak ditë pasi aktorja e humorit konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda.

Delinda është nga të paktat aktore e cila ka qenë shumë e hapur për jetën e saj teksa shpesh ka ndarë me ndjekësit momente të lumtura nga jeta e saj private por siç duket edhe këtë lajm të hidhur, preferoi ta ndante me ndjekësit.