5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Horror në Fier, fqinji rrëmben dhe vret fëmijën 8 vjeç, Policia e gjen të groposur

Fier | Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit Klodian Çalamani, 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.

Korrespondentja e Klan News në Fier, Anila Sefa, thotë se fëmija ishte zhdukur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Autori Klodian Çalamani mësohet se jetonte i vetëm.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com