13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Horoskopi i Nëntorit sipas Meri Shehut: Muaj sprove dhe mbijetese

Si çdo fillim muaji, astrologia e njohur Meri Shehu erdhi në studion e emisionit të pasdites në Tv Klan, “Rudina” për të na njohur me parashikimin e Nëntorit. Sipas saj, tashmë ndodhemi në muajin e shenjës së Akrepit e cila është e njohur për dominancën, por kjo do të theksohet edhe më shumë nga planetet që kanë hyrë në këtë shenjë, ndaj do të kemi ulje e ngritje të forta.

Është një muaj shumë interesant, i rëndësishëm dhe i vështirë deri diku sepse do të bëjë bilancet e të gjithë këtyre dy viteve të fundit dhe e keqja që jemi munduar të fshehim do të shfaqet. Planetet janë në përballje, janë shenjat e forta Luan, Ujor, Dem, Akrep. Marsi është futur në Akrep, Marsi përballet me Jupiterin në Ujor dhe të Marsit me Uranin në Dem, një përballje shumë e fuqishme. Këtu mund të kemi çështje sociale, ekonomike të forta, por edhe fenomene natyrore disi të vështira gjatë këtij muaji.

Në datën 4 do të ndodhë Hëna e re në Akrep dhe do të ndikohet shumë nga Marsi. Është direkt në përballje me Uranin në Dem, kështu që do të ketë ndryshime e gjëra të reja, por të shoqëruara gjithnjë nga energjia shpuese e Marsit, planetit të luftës që kërkon t’i çajë gjërat edhe me energji pak më të tepruar. Të gjithë duhet të kenë kujdes gjatë muajit Nëntor pasi është një muaj sprove dhe mbijetese.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com