01/02/2023

Kryeministri Edi Rama reagoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale pas homazheve në Kryeministri për 4 viktimat e 21 Janarit.

“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrëqethës sapo ka dalë në dritë…”, shprehet Rama.

Pasi vendosi lule në vendet ku u vranë 4 protestuesit më 21 Janar 2011, Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me familjarët e tyre në ambientet e Kryeministrisë.

Nga protesta e 21 Janarit në vitin 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja. Në vitin 2021, ata u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” nga kryeministri Edi Rama.