• 10/06/2023

Historike! Flet më në fund Monika Kryemadhi, ja fjalët e para që tha pas heshtjes së gjatë

 Historike! Flet më në fund Monika Kryemadhi, ja fjalët e para që tha pas heshtjes së gjatë

Kryetarja e LSI-së më në fund ka folur. Pas së paku katër muajsh heshtje, Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen rreth orës 1 të natës në seancën maratonë të Kuvendit. Ajo u fokusua tek programi i qeverisë “Rama 3” teksa nuk harroi të thotë se LSI-në e kanë votuar 110 mijë votues dhe se shumë vota të tjera ia kanë shpallur të pavlefshme.

Bashkëshortja e Ilir Metës (i cili gjithashtu prej kohësh merret veç me dekorime dhe përkujtimore, dhe nuk flet për aktualitetin), tha në 1 të natës se fëmijët e shqiptarëve duan një vend ku të mos largohen. Kryemadhi tha se në Shqipëri ka vende pune veç për patronazhistët.

Në fjalën e saj kryetarja e LSI nuk pati asnjë koment për Lulzim Bashën, ish-shokun e saj të ngushtë me të cilin nuk flet më! Kujtojmë se ky i fundit as nuk e ndihmoi partinë e saj për të krijuar grup parlamentar duke i dhënë 3 deputetë borxh sa për procedurë.

Gjithësesi kryetarja e partisë me katër deputetë nuk harroi të fokusohet tek çështjet ku qarkullon paraja dhe që LSI i ka merak: Nga koncesionet, tek porti i Durrësit, hidrocentralet etj.

Fjalimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Të ngjashme