13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Hiqet tenda e vaksinimit tek sheshi “Skënderbej”

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se qendra e vaksinimit që tashmë është në sheshin “Skënderbej”, do të hiqet.

Në një njoftim në mediat sociale, ministrja sqaron se tashmë vaksinimi do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore.

Shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin “Air Albania”.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID”, njoftohet nga ministria.

Më tej sqarohet se të gjithë ata që duan të vaksinohen të kontaktojë me mjekun e familjes.

Vaksinimi anti-covid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com