01/02/2023

Në lidhje me hetimin për inceneratorët, ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha është shprehur se Parlamenti dhe SPAK po përpiqen që ta varrosin këtë çështje.

Sali Berisha: Ajo që po ndodh në këtë parlament është rast unik në historinë e një parlamenti, është tragjike, këtu përdoret në mënyrën më të papranueshme korrupsioni si mburojë, këtu, ky parlament degradon çdo ditë e më shumë. Këtu krijohen komisione, në vend që të përdoren për transparencë përdoren për luftë të brendshme te mazhorancës. Gjithçka tregon se nuk është problem për të bërë transparencë për ju, problemi është për të zhvilluar luftë të brendshme. Afera e inceneratorëve është afera më klasike e një vjedhjeje, e cila ka një zinxhir hajnash, por ka për kryehajn, Edvin Kristaq Ramën, jo se unë e konsideroj atë njeriun më të rrrezikshëm për vendin, por sepse ai dhe Tona Agaçi janë dy arkitektët e kësaj afere, ndër më të turpshmet, më kriminalet në historinë e këtij vendi. Arben Ahmetaj pasi kishte mbushur valixhet me dy djegës, tërhiqet. Janë dy hetime, ai parlamentar dhe ai i SKAP, të dyja përpiqen të varrosin çështjen, ju sjellin ju konfuzion me Gugalen, me Zoton dhe këtu gjithçka bëhet për të mbular hajdutët e vërtetë. Kjo aferë është monstroze, kjo aferë do të zgjidhet. U bëj thirrje të përgatitemi për protesta të fuqishme për të shpartalluar këtë projekt djallëzor.