8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Hetimet për avionin në Vermosh, policia hap kamerat e sigurisë

Prej 5 ditesh avioni i cili bëri ulje të detyruar në Vermosh ka mbetur aty i palëvizur dhe po ashtu në pikën zero duken dhe gjetjet sa i takon identifikimit të pilotit, pasagjerit dhe personit i cili i ndihmoi të largoheshin nga vendngjarja.

Burime policore pranë Drejtorisë së Policisë Shkodër, bëjnë me dije se personi që u ka kërkuar banorëve të zonës të mos afroheshin ka folur shqip dhe jo në gjuhë malazeze.

Mbetet problem fakti se zona ku është ulur avioni e më pas larguar mjeti tip fuoristradë është e pa mbuluar me kamera sigurie. Policia ka mundur të marrë filmimet e kamerave përgjatë rrugës, kryesisht në segmentin Tamare – Vermosh dhe nga aty kanë ushtruar kontroll në afro 20 automjete, kryesisht të banorëve të zonës.

Por rezultatet deri më tani kanë qenë zhgënjyese pasi mjetet tip fuoristradë janë në përdorim të gjerë nga banorët e zonave malore dhe se policia nuk ka ndonjë specifikim më të detajuar, që të bëjë një diferencë nga mjetet e tjera dhe të ngjallë dyshimet e grupit hetimor.

Nga hetimet konfirmohet se avioni nuk ka patur autorizim për të lëvizur në zonë, por duke u nisur nga modeli i mjetit fluturues, ai lëviz në distancë të vogël nga toka, çka sipas hetuesve nuk mund të kapet nga radarët e kontrollit të trafikut ajror.

Prej 5 ditësh grupi hetimor ka marrë në pyetje banorë të ndryshëm të zonës por deri më tani të dhënat që kanë arritur të mbledhin janë të pakta.

Avioni dy vendësh mbeti i bllokuar të hënën në zonën e Vermoshit pasi nuk kishte mundur të ringrihej, ndërsa ka dyshime se ai përdorej për trafikim të lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com