“Hej Izrael, Turqia nuk të detyrohet asgjë!”, Erdogan: Hamas nuk është organizatë terroriste, por çlirimtare

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha se grupi palestinez i Hamasit nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që po zhvillon një betejë për të mbrojtur tokën e tij.

Në një fjalim për ligjvënësit e partisë së tij në parlament, Erdogan akuzoi Izraelin se kishte përfituar nga qëllimet e mira të Turqisë dhe njoftoi anulim të vizitës në këtë vend.

“Hamasi nuk është një organizatë terroriste por një grup çlirimtar, një grup muxhahedinësh që po luftojnë për të mbrojtur tokën dhe qytetarët e vet. Vëllezër të dashur ne kishim qëllim të mira, por Izraeli përfitoi nga qëllimet tona. Ne kishim në plan të shkonim në Izrael, por tani e anuluam vizitën. Nëse ata do të kishin pasur qëllime të mira marrëdhëniet tona do të ishin të ndryshme tani. Hej Izrael, ti mund të jesh një organizatë pasi perëndimi të detyrohet shumë. Por Turqia nuk të detyrohet asgjë”, tha mes të tjerash Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com