01/02/2023

Të shumta janë femrat e përfshira në politikën shqiptare, veçanërisht në Partinë Demokratike.

Por disa prej tyre spikasin që në hapat e para, kjo për shkak të pamjes së tyre të jashtme, falë së cilës përthithin menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

I tillë është rasti i Grida Dumës, e cila ka tërhequr mbi vete prozhektorët e të gjitha mediave.

Por tashmë që “konkurrenca” për Gridën po bëhet gjithnjë e më e fortë. Një tjetër femër brenda PD-së po fiton shumë vëmendje.

Bëhet fjalë për bukuroshen Ajshe Isha, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi të drejtën për të qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Aishe është një vajzë e re, shumë simpatike, e cila ka studiuar për drejtësi dhe së fundmi ka vendosur të angazhohet seriozisht në politikë dhe që të tashmë gëzon nofkën e “Miss KK” (Këshillit Kombëtar).