9.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Haradinaj e quan Kurtin “komunist”

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj e ka quajtur “komunist” Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili, “krenohet që ka ulur shpenzime për dreka e darka”.

“14 kongresistë amerikanë shkuan në darkë te ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriç” – shkruan ai.

“Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë”, ka shtruar pyetjen Haradinaj.

Marko Gjuriç të dielen ka pritur 14 kongresmenë amerikanë në darkë në Washington.

Ditë më parë Gjuriç gjithashtu ka njoftuar se pritet që një numër i madh kongresmenësh amerikanë të ofrojnë mbështetjen e tyre për Serbinë.

Sipas Gjuriç, “Kosova është njëra nga temat e rralla në të cilat nuk pajtohen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Sipas tij, marrëdhëniet ShBA-Serbi janë në një “konstancë rritjeje”.

“Unë kam dy herë më shumë miq në Kongresin Amerikan sa ç’kam pasur para një viti”, ka thënë ai. Gjuriç shtoi se: Ka filluar përvetësimi intensiv i anëtarëve të rinj të Kongresit dhe Senatit për grupin serb.

AlbanianPost.com

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com