Hajdërlli del me bllok në dorë: Sa të bëhem kryebashkiak do bëj xhami, asfalt, kanale, varreza, puse uji, etj

Kandidati Elvis Hajdërlli ka dalë me bllok në dorë në rrugët e Devollit.
Ai premton se do përmbushë çdo dëshirë që kanë devollinjtë veç ata t’i japin votën.
Kandidati i Berishës dhe Metës i ka siguruar qytetarët se çdo gjë që ata kërkojnë apo ëndërrojnë, do ta kenë realitet.
Edhe pse fushata s’ka nisur ende, lista e premtimeve vijon të zgjerohet shto ujë e shto miell.
Përshembull, brenda 1 dite: Kur një qytetar i ka kërkuar 1 xhami, ai ja ka premtuar se do ja ndërtojë pranë shtëpisë, kur dikush i ka kërkuar 1 kanal ai e ka siguruar se do t’ja hapë, kur dikush i ka kërkuar 1 pus, ai është zotuar se do ta shpojë, kur dikush i ka kërkuar asfalt, ai i ka premtuar se do ja shtrojë, etj.
Edhe pse të bësh këto projekte duhet së pari një plan i mirëmenduar ekonomik, kandidati ka zgjedhur të premtojë sa më shumë e sa të mundet për të joshur banorët e Devollit.
Për të ilustruar anën qesharake të zotimeve të tij boshe veç për qëllime elektorale, do mjaftonte të shihnim premtimin për të ndërtuar xhami, në një kohë kur objektet e kultit në vend ndërtohen kryesisht nga institucionet fetare.
Shteti mund të ndërhyjë veç për të restauruar ndonjë objekt kulti që përbën rëndësi për trashëgiminë kulturore.
Meqë jemi në maujin e madhërishëm të Ramazanit, dikush duhet t’i kujtojë se është e tepërt të dalë para vëllezërve mysimanë për të bërë politikë dhe propagandë me tema delikate që fyejnë një komunitet të tërë fetar.
Le të qëndrojë tek kanalet, aty ku edhe e ka vendin.