26/01/2023

Dalin emrat e personave që u konfliktun mbrëmjen e sotme në Kombinat, në Tiranë.

Ata janë Arjan Shtëmbari dhe Edison Gashi. Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobta, por sherri ka agravuar deri në përdorimin sendeve të forta dhe armës.

Me armë ka qëlluar 60-vjeçari Shtëmbari, por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjë person. Personat ndodhen në spital.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes armën dhe dy gëzhoja. Ka nisur hetimi për rastin në fjalë, ndërkohë autorët ndodhen të arrestuar në spital.