“Grua seç mu prish…”/ Nuk përmbahet biznesmeni i njohur, sfidon Presidentin Meta me poezinë erotike: Nuk është më i pari!

 “Grua seç mu prish…”/ Nuk përmbahet biznesmeni i njohur, sfidon Presidentin Meta me poezinë erotike: Nuk është më i pari!

Aktorë të njohur të humorit dhe personazhe publik kanë ironizuar në rrjetet sociale poezinë që recitoi në mes të borës nga Korça presidenti Ilir Meta.

Kësaj sfide i është bashkuar edhe biznesmeni Gjergj Luca, dikur aktor, i biri i aktorit të njohur Ndrek Luca.

Ai ka ironizuar kreun e shtetit me poezinë e ndaluar në kohën e regjimit komunist të rilindasit Andon Zako Çajupi të titulluar “Elegji në pleqëri për të shkretën djalëri”.

Luca vendoset përpara një ambienti me emrim “Tymi i Likes”.

“Me rastin e ditës së poezisë është hapur një konkurs në mbarë Shqipërinë dhe ne si qyteti më i ri i këtij territori kemi vendosur të dalim me një poezi tonën. Po e heq edhe kapelen se fjalët janë të një rilindasi shumë të madh e që duhet ta respektojmë”, shprehet Luca.

Të ngjashme