12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Greta Koçi i lë të gjithë pa fjalë: Jam martuar dhe jetoj në Austri me bashkëshortin tim

Këngëtarja Greta Koçi ka vendosur të thyejë heshtjen për lajmet në lidhje me jetën e saj personale.

Prej kohësh përflitet se i ka dhënë fund beqarisë, gjë të cilën e ka konfirmuar vetë në një intervistë për “Abc e Pasdites”, ku pohoi se është martuar dhe jeton në Vjenë me bashkëshortin.

“Kanë shkruar mediat, unë e kam parë por asnjëherë nuk kam dashur të reagoj. Po e them vetëm tek ty. Është zyrtare që unë po jetoj në Vjenë, por e kam zyrtarizuar dhe çështjen e zemrës. Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri”, u shpreh këngëtarja.

“Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Djali e bën jetën e vet këtu, por me origjinë është shqiptar”, tha Greta duke shtuar se respekton privatësinë e bashkëshortit i cili nuk është një personazh publik.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com