8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Greqia në “ferr”, Mitsotakis kërkon falje për dobësitë: 500 mln euro për ripyllëzim

Qielli grek, prej ditësh, nuk po njeh ngjyrë tjetër, veç të kuqes.

Flakët kanë futur Greqinë në krizën e radhës, teksa në Evia dhe Atika situata është më serioze. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kërkoi faljë për dobësitë që janë treguar në menaxhimin e situatës dhe dha lajmin për buxhet shtesë prej 500 milionë eurosh për ripyllëzimin.

“Shtrirja e katastrofës, veçanërisht në Evia dhe Atikë, errëson zemrat e të gjithëve. Dhe së pari kërkoj falje për çdo dobësi që ekzistonte. Unë e kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë që panë shtëpitë ose pronat e tyre të djegura. Megjithatë, reagimet tona nuk duhet të jenë të verbra. Çdo dështim do të identifikohet. Dhe përgjegjësitë do të caktohen kurdo dhe kudo që është e nevojshme. Çështja e parë, tani për tani, janë zgjidhjet. Ashtu siç çështja e parë ishte dhe mbetet mbrojtja e jetës njerëzore. Ne tashmë kemi siguruar nga Fondi i Rimëkëmbjes burime të konsiderueshme për ripyllëzimin, kryesisht në Evia dhe Atikë . Ndërsa sot miratova një buxhet shtesë prej 500 milionë eurosh veçanërisht për këto zona. Dhe nëse është e nevojshme, do të ketë ndihmë shtesë evropiane. Basti ynë është të bëhemi modele të një fillimi të ri, të një rifillimi dinamik, të cilit kam besim se institucionet, bizneset dhe, mbi të gjitha, vetë shoqëria civile do t’i përgjigjen.’- tha ndër të tjera kryeministri grek.”

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com