26/01/2023

Avioni i këngëtares së famshme Miley Cyrus është goditur nga rrufeja. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë kohës që këngëtarja dhe familja e saj po fluturonin drejt Paraguajit, një ditë më parë.

Për këtë arsye, piloti u detyrua të bënte ulje emergjente. Për fat të mirë, asnjë për udhëtarëve nuk ka pësuar asnjë dëm, thjesht janë trembur.

“Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj. Ju dua,”- shkruante Cyrus në një postim në rrjetet sociale.