Në Durrës ka ndodhur një incident gjatë procesit të votimeve. Përfaqësuesi i “Shtëpia e Lirisë”, Jamarbër Malltezi është goditur nga një person.
Ngjarja ka ndodhur në momentin që Jamarbër Malltezi është paraqitur pranë qendrave të votimit për të parë si po shkon procesi nëse ka apo jo problematika.
Malltezi është përballur me një grup personash që nuk e kanë lejuar që të futet në ambientet e brendshme duke u konfliktuar fillimisht verbalisht.
Sipas tij është ushtruar presion ndaj votuesve pasi ka prezencë të simpatizantëve të shumtë të PS-së që qëndrojnë që në hyrje të QV.
Pas kësaj ngjarje, ka mbërritur edhe Oerd Bylykbashi i cili ka thënë se votuesit po intimidohen.