15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Tahirit, çështja rikthehet në Apel

Dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të kthehet në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Vendimi u mor këtë të martë nga Gjykata e Lartë, duke pranuar kështu kërkesën e ish-Ministrit.

“Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi i Gjykatës. Kolegji i Apelit, ne dhe dy kolegët e tjerë e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqendrua në shkeljet proceduriale. U shpreh që procesi pa hyrë themelit, që ne ndajmë mendime të ndryshem, por kur flet Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe paraqiti dhe arsyet që ka të bëjë me shkelje të rënda proceduriale që cënonin vendimin. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues. Ne jemi në insistimin tonë, të pandërprerë që kërkojmë pafajësi”, tha mes të tjerash avokati Maks Haxhia.

Çështja “Tahiri” u ankimua nga avokatët e ish-ministrit, që kërkonin pafajësi dhe nga prokuroria, e cila shprehej se kishte prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove.

Tahiri paralajmëroi se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com