GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

 GJKKO dënon me 3 vite burg ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

GJKKO dënon me 3 vite burg për korrupsion ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh.

Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.

Prokuroria e Posaçme kërkoi 3.6 vite burg për gjyqtaren, por trupa gjykuese e GJKKO-së, vendosi që ta dënonte me 3 vite, ndërkohë që Hoxha gjithashtu përfiton edhe nga gjykimi i shkrutuar që shkurton 1/3 e kohës që duhet të qëndrojë pas hekurave të burgut. Kështu që Hoxha do të qëndrojë vetëm 2 vite e burgosur, ndërsa sa i përket avokatit të saj, Aldo Tabaku, është dënuar me 4 vite burg, pasi u gjet i fajshëm në rolin e sekserit.

Të ngjashme