Gjermani Stephan Morgenstern mbetet në Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Prokurorisë!

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për ekstradimin drejt Koresë së Jugut të shtetasit Stephan Morgenstern, i shpallur në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e urdhër arrestit ndërkombëtar të datës 18.09.2023.

Ai kërkohet në vendin e tij për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit të rëndë” dhe shkeljes së ligjit “Për rregulloren për drejtimin e biznesit të mbledhjes së fondeve pa leje”, parashikuar nga legjislacioni penal i Koresë së Jugut, ku rrezikon dënimin përjetë.

Në Shqipëri, shtetasi gjerman mbahej në masën arrest në burg teksa Gjykata e Lartë vendosi ta revokojë këtë masë.
Morgenstern u arrestua gusht të 2013 në Rinas, teksa pristë bashkëshorten e tij që vinte nga Dubai.

61-vjeçarit dhe bashkëpunëtorëve të tij u janë sekuestruar asete dhe llogari bankare të vlerësuara në 123 milionë euro, për të cilat ka dyshime se nuk është as një e treta e të ardhurave të tyre përmes mashtrimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com