4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Gjermanët nuk munden t’i thonë dot lamtumirë Merkelit

Kancelarja Angela Merkel pritet t’i thotë lamtumirë karrierës së saj politike por qytetarët gjermanë duket se nuk  janë ende gati për dorëheqjen e gruas më me pushtet jo vetëm në historinë politike të Gjermanisë por edhe të Europës. Ndërsa shume pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet, gjermanët vlerësojnë qetësinë dhe ndikimin e saj stabilizues  në vend.

“Ajo ka qenë vërtet një pasuri për Gjermaninë. Unë mendoj se ndoshta nuk ka qenë e lehtë për të në fillim, si kancelarja e parë femër, mendoj se njerëzit ishin skeptikë. Mbaj mend që përjetova krizën e 2008-2009 nga Irlanda dhe ajo gëzonte  respekt shumë të madh  atje dhe ajo e menaxhoi këtë krizë me shumë qetësi. Unë mendoj se ajo ka bërë një punë të mirë”.

Disa gjermanë të rinj thanë se përkundër katër fitoreve të drejtpërdrejta në zgjedhjet kombëtare, Merkel nuk ka bërë mjaftueshëm për të adresuar ndryshimet klimatike, për të përmirësuar arsimin ose për të zhvendosur Gjermaninë në epokën dixhitale. Por pavarësisht popullaritetit të saj ka nga ata që mendojnë se ajo mund të bënte më mirë.

“Unë mendoj se tema më e madhe është ndryshimi i klimës dhe jo vetëm Merkel, por e gjithë qeveria e humbi momentin”

Më 26 Shtator zgjidhet Bundestagu i ri dhe Angela Merkel nuk kandidon më. Por teksa ajo ikën gjermanët janë të shqetësuar se kush do ta zërë vendin e saj.

“Që kur kam ndjekur politikën ka qenë Angela Merkel në krye, si kreu i shtetit. Dhe kam pak frikë për atë që do të vijë dhe do të më duhet të pres dhe të shoh çfarë ndodh. Dua të them që deri tani gjithçka ka shkuar mirë, dhe ajo që po vjen tani është kaq e panjohur dhe kjo më bën të ndihem nervoz”.

Merkel ka miratuar një qasje pragmatike, të zgjidhjes së problemeve ndaj qeverisë, duke udhëhequr Gjermaninë dhe Evropën përmes krizës së eurozonës, krizës së emigrantëve të vitit 2015 dhe pandemisë Covid-19. Me largimin nga politika, 67-vjeçarja do të marrë një pension prej 15.000 Euro në muaj.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com