Gjendet pa shenja jete 40-vjeçar në Shijak, policia sqaron ngjarjen

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Shijak. Sipas Policisë ai është gjetur në një godinë të braktisur dhe nuk dihet shkaku i vdekjes, nga të dhënat e para mësohet se ai nuk ka patur shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shijak/Informacion paraprak

Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com