Gjenden të vrara në banesë vjehrra dhe nusja në Devoll. Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes

 Gjenden të vrara në banesë vjehrra dhe nusja në Devoll. Arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes

Dy gra u gjetën të vrara në shtëpinë e tyre këtë të shtunë në Devoll. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Progër. Viktimat janë Fatmira Bami, rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe. Trupat e pajetë të dy grave, të cilat dyshohet se janë dhunuar për vdekje, u gjetën nga kryeplaku i fshatit, rreth orës 15:15.

Paraprakisht dyshohet se dy gratë janë vrarë gjatë një tentative grabitjeje të ndodhur gjatë natës.

Korrespondentja e Tv Klan në Korçë, Daniela Zisi, thotë autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Ali Zili36 vjeç, i cili u arrestua nga policia pak kohë pas zbulimit të trupave të pajetë. Ai është banues i fshatit dhe rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Zili mësohet se e ka pranuar krimin makabër.

Viktimat mësohet se janë gjetur me plagë të shumta në të gjithë trupin e fytyrë.

Banorët e fshatit për gazetaren Daniela Zisi thonë se 36-vjeçari ishte problematik, e se kishte pasur sjellje të shumta kriminale në të shkuarën.

“Fshatar e kemi, si se njohim. I dhunshëm, me precedentë, me të tëra. Atë fshati ta varë aty ku duhet varë. Ai se ka herën e parë, e ka herën e 100. Policia  e Devollit e merr e lëshon”.

Të ngjashme